Agjencia Zhurnal.mk

MPJ: Deri më tani kthim i organizuar i 1842 shtetasve të RMV-së, aktivitetet vazhdojnë

Shkup, 30 mars, zhurnal.mk – Deri në orën 14 sot në organizim të MPJ-së është bërë riatdhesim i 1842 shtetasve tanë. Aktivitetet janë realizuar pas thirrjes për paraqitje të shtetasve të MV–së që mbetën jashtë vendit dhe evidentimit të tyre me qëllim kthimin në vend, si dhe pas thirrjes publike për organizimin e transportit me aeroplan, por edhe përmes konvojeve humanitare.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, prej 1842 personave, 1097 janë riatdhesuar nga pesë vende (Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria) me shtatë aeroplanë edhe atë nga: Valeta, Zagrebi,Lubjana, Munihu, Berlini, Boni-Kelni, Vjena, ndërsa 150 qytetarë me tre konvoje humanitare (autobusë dhe automobila) nga Mali i Zi, Sllovenia dhe Stambolli.

446 shtetasve tanë iu ishte ofruar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes udhëzimeve ose sigurimin e lejeve për kthimin e tyre përmes aeroporteve në Sofje, Selanik, Stamboll dhe Tiranë. Me procedurë të rregulluar, në komunikim me organet serbe, leje përmes MPJ-së, shtohet, iu ishin dhënë 145 shtetasve tanë që t’i kalojnë kufijtë serbë që të kthehen në vend.

Nga MPJ-ja përkujtojnë se për sot në orët e mbrëmjes është planifikuar kthimi i rreth 160 shtetasve tanë nga Bazeli sipas paralajmërimeve, ndërsa sipas konkluzioneve të Shtabit të Krizës dhe Qeverisë, MPJ do të dalë me informacione shtesë për aktivitetet e ardhshme të planifikuara.

Në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit të mirë si me vendet e rajonit, ashtu edhe me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s,por edhe më gjerë,është mundësuar riatdhesim edhe i më shumë se 400 shtetasve të huaj të cilët nga Shkupi kthehen në vendet e tyre, në mesin e të cilave: Austria, Australia, SHBA-ja, Çekia, Hungaria, Sllovakia, Zvicra, Italia,Franca, Kroacia,Mali i Zi,Kosova,Malejzia dhe të tjera.

Në këtë parim, siç bëjnë të ditur nga MPJ-ja, iu ishte ndihmuar edhe katër shtetasve tanë të cilët me fluturim çarter nga Austria ishin sjellë nga Peruja në Vjenë.

“Ministria edhe krahas fokusit fillestar për riatdhesim të qytetarëve tanë të mbetur në Evropë, do të vazhdojë me përpjekjet për gjetjen e mënyrave për kthimin e atyre të cilët kanë mbetur në kontinente të tjera, në bashkëpunim me vende të tjera dhe partnerë nga rajoni dhe më gjerë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...