MPJ e dënon ashpër dëmtimin e shtizës dhe heqjen e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Manastir

Shkup, 30 gusht  – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër dëmtimin e shtizës dhe heqjen e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Përfaqësinë Tregtare dhe Ekonomike pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Manastir.

 

“Ky akt vandal dhe i papërgjegjshëm i ndonjë individi, identiteti i të cilit do të jetë lëndë e shqyrtimit nga autoritetet kompetente, në asnjë mënyrë nuk duhet të barazohet me popullsinë e këtij qyteti tradicionalisht konsullore dhe kosmopolite”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se sjelljet e këtilla të izoluara dhe të pakontrolluara nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe përpjekjet e përbashkëta për t’i çuar përpara angazhimet tona për integrim në Bashkimi Evropian.

Related posts

Deri të martën zgjatë aplikimi për racionin e subvencionuar studentor

Redaksia

Ndërtimi i Pishinës në Çair po bëhet realitet

Z H

Shilegovi e nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More