MPJ e Kosovës tregon arsyet pse Petkoviqit nuk iu lejua hyrja në vend

Shefit të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq nuk i është lejuar vizita dy ditore(3-4 shtator) në Kosovë.

 

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë për KosovaPress kanë treguar se ai në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe nxitëse duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut.

“Z. Petkoviq, në rolin e tij si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ashtu edhe si kryenegociator i palës serbe, ka ofruar në vazhdimësi garancione që vizitat e tij në Kosovë do t’i organizojë duke shmangur në tërësi provokimet dhe deklarimet eventuale nxitëse.

Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut. Për më tepër, ai nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.Ndërsa paraditen e kësaj të premte nga zyra e të ashtuquajtëres zyra Serbe në Kosovë u tha se “Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën.

Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ndihmë. Është më se e qartë se Prishtina e filloi fushatën zgjedhore edhe para afatit zyrtar, e cila, si rregull, gjithnjë thyet mbi kurrizin e popullit serb.

Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës për drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe negociatorit kryesor serb në dialogun teknik, dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin. Më parë, Petkoviq ishte parandaluar të dërgonte ndihmë për familjet e përmbytura në fillim të vitit dhe të vizitonte djalin e lënduar Luka Dimitrijević nga Graçanica. Është kjo shkelje flagrante e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve. Ky ndalim dhe sjellje kundërligjore e Prishtinës sigurisht që do të jetë tema e bisedimeve të ardhshme në Bruksel, veçanërisht duke pasur parasysh se vizita u njoftua me kohë dhe në përputhje me marrëveshjen”.

Related posts

DASH: Palët t’i respektojnë angazhimet e marra më 4 shtator – t’i ruajnë moratoriumet rreth njohjes

D V

Pikë-kalimet kufitare, QKMK njofton për pritjet në dalje

D V

Janjiq: Kurti po përgatit fushatë diplomatike për njohje të reja të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com