MPJ e Maqedonisë dënon sulmin iranian ndaj Izraelit

nga D V

Shkup, 2 tetor – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së dënon sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasada e RMV-së në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë.

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët të Maqedonisë së Veriut që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të respektojnë udhëzimet të autoriteteve vendore dhe të reduktojë lëvizjen në minimum.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael, Iran dhe rajon dhe të informojë qytetarët tanë në kohën e duhur për drejtimet e mundshme për veprim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More