MPJ i hap dyert për qytetarët

Shkup, 20 gusht – Ministria e Punëve të Jashtme nesër, prej orës 11 deri në orën 17, organizon Ditë të hapur. Qytetarët do të mund të vijnë në hapësirat e ministrisë dhe t’i prezentojnë vërejtjet, propozimet dhe idetë e tyre para ministrit resor, Bujar Osmani dhe të punësuarve të tjerë.

 

“Diplomacia i hap dyert. Ministria e Punëve të Jashtme i hap dyert për takim me qytetarët e vendit dhe përfaqësuesit e diasporës, në mënyrë që të dëgjojë vërejtjet, sugjerimet dhe idetë e tyre, për përmirësimin e shërbimeve konsullore, por edhe për të gjitha fushat e tjera që janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, dhe lidhen me punën e këtij institucioni”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Me këtë, siç theksojnë, dëshirojnë ta prezantojnë punën e Ministrisë para qytetarëve, si në aspektin e njohjes më të afërt, ashtu edhe në aspektin e transparencës së punës, projekteve dhe politikave të saj.

Related posts

Pahor: Shkupi bëri gjithçka, madje edhe më shumë, ndërsa çka mori kthim nga BE-ja – asgjë, edhe më pak

D V

Gjykata Kushtetuese po shqyrton anulimin e regjistrimit të popullsisë

Z H

Sot bëhet varrimi i disa prej viktimave të tragjedisë në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com