Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

Sofje, 14 maj 2021 (MIA) – Bullgaria mbetet e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut, por të gjitha takimet duhet të mbahen në kushte të caktuara, sipas deklaratës zyrtare nga ministri i ri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetlan Stoev, lajmrojnë mediat bullgare.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në deklaratë thuhet se “Republika e Maqedonisë e Veriut propozoi bisedë telefonike midis dy ministrave të Punëve të Jashtme dhe ajo do të realizohet sa më shpejt që të lejojë orari i ministrit Stoev”.

“Bullgaria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për dialog të hapur dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë të Veriut. Takimi ndërqeveritar mund të mbahet kur plotësohen parakushtet dhe kushtet e nevojshme. Një takim në format të tillë duhet të jetë i plotë me përmbajtje. Në këtë drejtim, kujtojmë se raporti vjetor për punën e komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore duhet të miratohet në takimin e ardhshëm ndërqeveritar. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të kujtuar se ministri Stoev, kur mori detyrën, tha se pala bullgare mbetet e hapur për dialog dhe Qeveria e përkohshme nuk është e autorizuar të ndryshojë pozicionin kornizë të Bullgarisë, i cili u miratua me konsensus të të gjitha forcave politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...