Agjencia Zhurnal.mk

MPJ: Janë kthyer 118 shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Malta, organizohet edhe kthimi nga Kroacia

Shkup, 27 mars, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme informon se në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, sot ka organizuar kthim në vend të 118 qytetarëve të Maqedonisë nga La Valeta, Maltë, ndërsa në orët e pasdites do të transportohen edhe qytetarët tanë nga Zagrebi.

Riatdhesimi ishte organizuar me fluturime të aviotransportuesit Wizzair, , i cili për këto dy destinacione në thirrjen publike të Qeverisë, ofroi çmim më të ulët për avio-biletat. Nga MPJ përkujtojnë se qytetarët obligohen vetë t’i mbulojnë shpenzimet për avio-transportuesin, ndërsa karantina 15 ditëshe e cila ishte njëra nga kushtet për kthimin e tyre është në barrë të shtetit.

Njëherit, duke i’u referuar parimeve të solidaritetit dhe në frymën e bashkëpunimit të mirë rajonal, në këto fluturime do të transferohen edhe nëntë shtetas të huaj, katër nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe një nga Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme dërgon falënderim ndaj autoriteteve kompetente në Shqipëri, Kroaci, Itali, Kosovë/NATO, Serbi, BeH dhe Maltë për bashkëpunimin gjatë dhënies së lejeve për fluturim dhe mbështetje të tërësishme në këto rrethana të vështirësuara. MPJ vazhdon me përpjekjet për ndihmë gjatë kthimit në vend të qytetarëve të Maqedonisë pa qëndrim të rregullt në vendet e huaja”, qëndron në kumtesën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...