Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPJ me notë proteste deri te MPJ-ja bullgare pas videos së deputetit në PE, Angel Xhambaski

Shkup, 29 mars, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme sot përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë, deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, dërgoi notë proteste lidhur me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski.

Nga MPJ-ja sonte kumtuan se në mënyrë adekuate do të reagojnë edhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Retorika në të cilën shprehen pretendimet territoriale ndaj fqinjëve nuk është e përshtatshme për vende aleate të NATO-s dhe për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që është drejtpërdrejtë dhe në kundërshtim me idealet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, për të cilat të dy vendet janë të përkushtuar fuqimisht”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Zëvendës kryetari i partisë bullgare VMRO-BND Xhambaski në një publikim në video klip në Fejsbuk me sekuenca nga Shkupi, Ohri dhe lokacione tjera të shtetit thotë se “Maqedonia është bullgare, ndërsa Bullgaria është mbi të gjitha”.

“Ekzistojnë shkaqe të cilat janë më të mëdha se të gjithë dhe gjithçka. Nga çdo imtësirë politike. Më i madh se cilado temë keqdashëse politike. Për mua, për ne nga VMRO – kauza e tillë është Maqedonia. Maqedonia e atyre bullgarëve që e dojnë, të cilët e trashëguan dhe të cilët asnjëherë nuk e kanë harruar. Bullgarëve që jetojnë në Maqedoni. Maqedonia e atyre bullgarëve të cilët e kanë ndërtuar Bullgarinë bashkëkohore. Sa më tmerrësisht e imagjoni historinë e juaj të re të rreme, aq më zëshëm do të rrënohen themelet e rrejshme që i keni ndërtuar për aktualitetin e juaj patetik. Sa më histerikë e urreni Sofjen, aq më bullgar do të bëhet Ohri. Sa më zëshëm i theksoni gënjeshtrat, aq më të shpejtë dhe më të tmerrshëm do ta keni fundin”, shkruan Xhambaski në publikimin.

Postime të ngjashme

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

Sot përfundon thirrja për vauçerë prej 12000 denarëve, kanë arritur 2600 aplikime

Zekirija Haxhiu

Kthim në normalitet, nga sot pa orë policore dhe mund të organizojmë dasma

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...