MPJ me reagim për videoklipet joadekuate parazgjedhore në Bullgari

Shkup, 9 korrik – Ministria e Punëve të Jashtme i dënoi spotet publicitare parazgjedhore të publikuara në Bullgari në të cilat. siç thuhet, shprehen pretendime territoriale dhe ndjenja të njëanshme përkatësie dhe përvetësimi ndaj shtetit tonë.

 

“Në përpjekjet për ta fuqizuar dialogun dhe për ta forcuar besimin, të gjitha këto në funksion të avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, publikimi i video–klipeve parazgjedhore, në të cilat shprehen pretendime territoriale dhe ndjenja të njëanshme të përkatësisë dhe përvetësimit të një vendi tjetër fqinj, nuk është në frymën e ndërtimit të miqësisë dhe respektit për vlerat evropiane, për të cilat aq shumë angazhohemi bashkërisht. Presim që zyrtarët e Republikës së Bullgarisë të distancohen dhe t’i dënojnë paraqitjet e tilla të njërit prej pjesëmarrësve të mundshëm politik në shtëpinë më të lartë të Bullgarisë”, qëndron në reagimin e MPJ-së.

Related posts

Snopçe: Nuk e mbështesim interpelancën kundër Xhaferit

Z H

Ivanovska: Rreth 20% e ankesave nga qytetarët kanë të bëjnë me gjyqësorin

Z H

МSH: Dje janë vaksinuar 14.159 qytetarë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More