Agjencia Zhurnal.mk

MPJ mohon edhe një herë çnjohjen nga Gana

Prishtinë, 12 nëntor – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës edhe një herë ka mohuar pretendimet e Serbisë se Gana ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dëshiron të njoftoj opinionin se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Ivica Daçiq për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

E në këtë reagim të gjatë të lëshuar sot kanë dhënë edhe një leksion të kotë për gazetarët rreth asaj se si duhet të kryejnë punën e tyre, duke thënë se nuk duhet të prezantohet si lajm propaganda e Beogradit.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj që të verifikojnë më shumë se njëherë secilin lajm për Kosovën i cili prodhohet në Serbi, duke e ditur mirëfilli se pas krimeve kundër njerizimit, përpjekjeve për të kryer gjenocidin dhe për ta shndërruar Kosovën në tokë të djegur, Beogradit zyrtar tashti qëllim esencial ka mohimin e shtetësisë së Kosovës”, potencoht në këtë komunikatë të lëshuar nga ministria që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Përveç kësaj kanë thënë që gazetarët në Kosovë duhet të tregohen edhe më të kujdesshëm dhe më profesionistë dhe të mos bien pre e propagandës së Serbisë.

“Është e habitshme se si disa media, edhe në Kosovë, transmetojnë të pavërteta të servuara nga institucionet e Serbisë dhe përmes “fake news” domosdo i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shton tutje komunikata.

Gjatë mandatit të fundit të Begjet Pacollit si shef i diplomacisë, Kosova ka marrë vetëm një njohje nga Barbados më 15 shkurt 2018, ndërsa siç pretendon Serbia deri tani rreth 15 shtete e kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...