MPJ: Pas intervenimit është korrigjuar mbiemri “maqedonoverior” në ueb faqen e PE-së

nga D V

Shkup, 16 prill – Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka reaguar deri te Parlamenti Evropian për përdorimin e mbiemrit “maqedonoverior” dhe se gabimi është mënjanuar nga ueb faqja e Europarlamentit.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht tregon për përdorimin e drejtë të emrit kushtetues të shtetit dhe shtetësinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Siç kemi reaguar në përputhje me të gjitha mediat ndërkombëtare, etnitë etj., që kanë përdorur gabimisht ndonjë nga termat e përmendur, kështu kemi reaguar edhe deri te Parlamenti Evropian për rastin konkret, duke kërkuar përdorimin korrekt të këtyre termave, konform Kushtetutës dhe letërnjoftimit të vendit në Kombet e Bashkuara. Në mënyrë plotësuese, do të donim të konfirmojmë se pas reagimit tonë gabimi është korrigjuar menjëherë”, thekson MPJ-ja.

Në ueb faqen e Parlamentit Evropian, dje është publikuar një dokument në të cilën analizohet rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Prespës, ndërsa qeveria është quajtur “maqedonoveriore”.

Konform Marrëveshjes së Prespës, mbiemri në lidhje me shtetit, organet e saj të shërbimit dhe institucione tjera publike duhet të jetë në pajtim me emrin zyrtar të shtetit “Republikës së Maqedonisë së Veriut” gjegjësisht shkurtimi i saj “të Maqedonisë së Veriut”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More