Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

Shkup, 17 prill – Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot ka prezantuar pjesën e parë të pilot-projektit për këshilltarët e ardhshëm ekonomikë si dhe aktivitetet e planifikuara në lidhje me diplomacinë ekonomike, transmeton Zhurnal.mk

Illija Psalltirov në Varshavë, Abdylxhemil Saiti në Mynih, Suzana Tuneva në Ankara dhe Bekri Ajdini në Abu Dabi, këto janë katër këshilltarët e parë ekonomikë që dërgohen në ambasadat në këto katër destinacione e që do të duhet zbatojnë politikat ekonomike që do të përgatiten për secilin vend veçmas.

Nga kjo Ministri bëhet e ditur se deri sa të nisin punën, që pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit, këshilltarët ekonomikë do t’i nënshtrohen një trajnimi të gjerë teorik dhe praktik, të krijuar posaçërisht për këtë projekt, i cili bazohet në përvojat më të fundit të vendeve të zhvilluara.

Fokusi i trajnimit do të jenë nevojat dhe specifikat e ekonomisë sonë, biznesit tonë, specifikave të produkteve dhe potencialeve të eksportit, specifikat e pozicionit tonë gjeo-strategjik në aspektin ekonomik dhe të biznesit, specifikat e burimeve tona, potencialet tona, bënë të ditur MPJ-me.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...