Shkup, 7 dhjetor – Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.
Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht edhe zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria.
Ministria, si gjithmonë, i vë të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it i tregon numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk).