MPJ: Serbia arreston diplomat të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 3 shtator  – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmon se një i punësuar i Ministrisë, i cili momentalisht është dërguar në Misionin tonë të OSBE -së në Vjenë, është arrestuar në Republikën e Serbisë më 27.08.2021, për çka Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd, njoftojnë nga MPJ.

 

Sipas njoftimit të MPJ-së, gjykata kompetente në Serbi ka shqiptuar arrest ekstradimi në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për vepër për të cilën ai akuzohet se e ka kryer gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme, në përputhje me kompetencat e saj ligjore e ngriu marrëdhënien e punës me të punësuarin e arrestuar, deri në zgjidhjen e rastit./Telegrafi/

Related posts

Jordan Kamçev mbetet në paraburgim

N E

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More