Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

MPJ-të greke dhe serbe së shpejti takim me Maqedoninë e Veriut për lidhje energjetike

Beograd, 5 prill – Zhurnal.mk – Ministrat e punëve të jashtme të Serbisë dhe Greqisë, Nikolla Selakoviq dhe Nikos Dendias, sot në Beograd zhvilluan bisedime për eurointegrimet, migrimet, energjetikën, mbrojtjen dhe është dakorduar mbajtja e takimit tripalësh midis Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për lidhjen energjetike, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Serbia pas ndërtimit të gazsjellësit Rrjedha Turke, është e interesuar edhe për diversifikim të burimeve dhe drejtimeve, është me rëndësi ndërtimi i interkonektorit midis Serbisë dhe Bullgarisë, i cili do të mundësojë lidhjen e Serbisë me gaz me portin grek Aleksandropolis dhe unë e përshëndes dhe e mbështes nismën e Dendiasit për për nevojën e organizimit të takimit tripalësh midis Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Selakoviq në konferencë për shtyp, duke shtuar se ky takim në Korfuz duhet të jetë jo vetëm i shefave të diplomacisë, por edhe i shefave të komunikacionit, infrastrukturës dhe energjetikës.

“Për këtë bisedova edhe me ministrin Bujar Osmanin dhe të dy ramë dakord ta mbështesim këtë nismë dhe të marrim pjesë në një format të tillë”, deklaroi Selakoviq.

Oferta për mbajtjen e takimit tripalësh midis Serbisë Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e paralajmëroi edhe ministri grek Dendias.

Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e projekteve infrastrukturore dhe lidhjes së komunikacionit.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet midis të dyja vendeve janë jashtëzakonisht në nivel të lartë, ndërsa Selakoviqi i shprehu falënderim Greqisë për mbështetjen në eurointegrime dhe respektim të sovranitetit territorial të Serbisë.

Ministri Dendias deklaroi se i jep rëndësi të madhe kësaj vizite, duke shtuar se është me rëndësi të implementohet Deklarata për partneritet strategjik të nënshkruar në vitin 2019 zbatimi e cila është penguar nga pandemia e virusit korona.

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...