MPJ: Vendimi i Rusisë për dëbimin e diplomatit tonë, vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore

Shkup, 4 tetor – Ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska- Dimovska është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku i është dorëzuar notë për shpallje persona non -grata të diplomatit tonë – sekretar i dytë.

 

Siç ka informuar MPJ, vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse, “është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore”.

“Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, thuhet në kumtesë.

Nga ministria shtojnë se në ambasadën në Moskë, mbetet për t’i kryer obligimet e saja, ushtruesja e detyrës dhe së shpejti do të dërgohet edhe ambasadori i ri i akredituar për Federatën Ruse i cili i ka kaluar të gjitha hapat për dërgim.

Related posts

Të dielën fillon regjistrimi, po bëhen përgatitjet e fundit

Z H

Shënohet dita e boshnjakëve në Shkup, Xhaferoviç: Open Ballkani i panevojshëm

D V

Në shuarjen e zjarrit në afërsi të Velesit janë përfshirë edhe të punësuar në EP “Babuna”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More