Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

MPJD-ja fajëson Serbinë për arratisjen e të dënuarit për Masakrën e Tërnjes

Zhurnal Ads

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka fajësuar Serbinë për arritsjen e të dënuarit krime lufte në Kosovë, Rajko Kozllina. Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me 15 vjet burgim për Masakrën e Tërnjes në Kosovë, njofton Insajderi.

Mediumet serbe kanë raportuar se ai është larguar nga Serbia për të shmangur vuajtjen e dënimit.

“Krimineli i luftës, Rajko Kozllina, bashkë më ish-pjesëtarë tjerë të ushtrisë serbe, kanë kryer masakra të llahtarshme gjatë luftës në Kosovë, ku edhe nga vet organet gjyqësore serbe është vërtetuar se ai me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmiu më i vogël ishte vetëm 4 vjeç. Krimineli Kozllina dhe të tjerët, përveç se i kanë masakruar civilët e pafajshëm, me urdhrat e liderëve politikë të Serbisë, kanë zhdukur trupat e viktimave shqiptare dhe ende nuk japin informacion për vendndodhjen e tyre. Për të gjitha këto krime të tmerrshme, Kozllina ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë, me vetëm 15 vjet, dhe përkundër kësaj, tani raportohet se është larguar nga Serbia për t’i ikur vuajtës së dënimit. Ky akt është i papranueshëm dhe edhe njëherë e shpërfaqë mungesën e seriozitetit të Serbisë për tu marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë dhe për t’i dënuar kryerësit e gjenocidit në Kosovë”, thuhet nga MPJD-ja.

MPJD-ja ka thënë se duke marrë parasysh se Kozllina gjatë kohës së gjykimit ishte pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë dhe i njëjti ka marrë dënim simbolik, tani atij po i mundësohet fshehja dhe ikja nga dënimi, dhe se për gjithë këtë duhet mbajtur përgjegjëse Serbia.

MPJD thekson se e gjithë kjo lidhet edhe me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët e atjeshëm me ngulm po përpiqen t’i mohojnë krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, duke kërcënouar edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.Republika e Kosovës ngreh këtë shqetësim dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar të vendoset drejtësi ndërkombëtare për dënimin e krimeve gjenocidale të kryera nga Sebia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjithashtu kërkojmë që t’i bëhet trysni Serbisë t’i hapë arkivat e ushtrisë dhe policisë së saj, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e fatit të të pagjeturve. Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë”, thuhet nga MPJD-ja.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Njohësit e zhvillimeve politike, flasin për mesazhin “kushtëzues” që i dërguari i BE-së e tha në Kosovë

admin

Gaxherri: Zemaj e ka vënë në kontroll pandeminë, duhet t’ia pranojmë suksesin

R ZH

Tomash Szunyog nis zyrtarisht punën si ambasador i BE-së në Kosovë

admin

Osmani priti në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

admin

​Tahiri: Vjosa Osmani mund ta dëmtoj Vetëvendosjen dhe LDK-në

T E

​31 vjet nga themelimi i LDK-së

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...