MPJD reagon pas akuzave për vjedhje të idesë për platformën Made in Kosova (MiK)

nga Redaksia

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot pasi drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një letre të hapur të publikuar në Facebook e ka denoncuar zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashin, për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”.

MPJD në një postim në Facebook shkruan se këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) do të përurohet zyrtarisht sot, 14 maj 2024, në ora 14:00 në TechPark Prishtina dhe ky projekt theksojnë se është rezultat i një konsultimi e koordinimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me USAID Compete Activity.

“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithandej botës.

Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar më parë.

Made in Kosova (MiK) i përket Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, pra është projekt në pronësi shtetërore dhe si platformë institucionale nuk paraqet pronë private të askujt. Andaj, institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se është shqetësues dhe jo-etike që ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë të përhapen akuza linçuese e të pa asnjë bazë ligjore”, thuhet në reagimin.

MPJD më tej thekson se mëtimi për të pronësuar emrin që në thelb paraqet prejardhje apo origjinë nga Kosova, në gjuhë angleze si “lingua franca”, është tendencioze dhe e pabazuar.

“Për më tepër, pretendimi që këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) ka të bëjë në çfarëdo mënyre me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar nuk qëndron dhe shërben vetëm në dëm të interesave të Republikës së Kosovës, vlerat e të cilës tani e tutje do promovohen edhe nga këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK).

Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdoj të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti. Në këtë frymë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë edhe me këtë aktivitet, përmes një numri të mekanizmave dhe nismave institucionale për të lidhur Kosovën me botën, në bashkëpunim me profesionistë dhe partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë, thuhet tutje në reagim. 

Njoftim nga MPJDLidhur me kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e…

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Monday 13 May 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More