Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mposhtja e varfërisë, pjesë e strategjisë së zhvillimit

Ky është një vit kyç për Kinën për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë dhe ndërtimit të një shoqërie relativisht te begate.Nëntë fshatrat e fundit të zhytur në varfëri në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore dolën zyrtarisht nga lista e varfërisë, deklaroi qeveria vendore e provincës. Me daljen nga varfëria të fshatrave të fundit, Kina i dha lamtumirën varfërisë dhe përmbushi me sukses objektivin e vitit 2020.

Kina ishte zotuar të zhdukë varfërinë absolute deri në vitin 2020, një detyrë kryesore në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet.

Në fund të vitit 2019, 52 fshatrat në veriperëndim, juperëndim dhe jug të Kinës ishin ende në listën e varfërisë: 9 në provincën Yunnan, 10 në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, 1 në Rajonin Autonom Ningxia-Hui, 7 në provincën Sichuan, 8 në Rajonin Autonom Guangxi- Zhuang, 8 në provincën Gansu dhe 9 në provincën Guizhou.

Falë masave të përshtatshme për lehtësimin e varfërisë, Kina ka nxjerrë nga varfëria mbi 10 milionë njerëz çdo vit, prej vitit 2013. Në pesë vitet e fundit në mbarë Kinën kanë dalë nga varfëria mbi 55 milionë banorë.

Në 5 vitet e ardhme, Kina do të shtojë përpjekjet për më shumë arritje në zhdukjen e varfërisë dhe nxitjen e plotë të strategjisë së zhvillimit të fshatrave.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...