MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Shkup, 28 korrik – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një kumtese u bën thirrje punëdhënësve, përkëdhelëseve dhe edukatoreve në qendrat për punë sociale dhe në Kryqin e Kuq që t’I respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga vala e të ngrohtit të cilat vijojnë.

 

Gjithë territori i vendit tonë, siç theksohet në kumtesë, do të përfshihet me temperatura nga faza portokalli (alert) gjatë ditëve të ardhshme duke filluar nga nesër deri të dielën.

Nga Ministria theksojnë se duhet të respektohen masat e mëposhtme të përgjithshme: lirimi nga përgjegjësitë e punës të grupeve më të cenueshme të popullatës, si gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) që të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxirrni fëmijët përjashta në periudhën nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e nxehtësisë të kenë qasje më aktive dhe të ndihmojnë të dobëtin të moshuarit dhe njerëzit e pastrehë, dhe duke pasur parasysh faktin se disa prodhime të rrezikshme dhe procese teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.

Related posts

UNDP dhe ambasada gjermane i dhuruan pajisje kompjuterike MPB-së

Redaksia

Zjarrfikësit intervenuan në zjarrin pyjor para Gajres

D V

Editorial/ Bllokimi i integrimeve në BE rrezikon paqen në Ballkanin Perëndimor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com