MPPS: Në vijim është pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Shkup, 4 tetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe civile për muajin shtator të vitit 2021.

 

Shfrytëzuesit e të drejtave në para, të cilat posedojnë kartela bankare, siç thuhet, prej sot do të mund të ngrejnë para të gatshme në bankomate në banka, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me para jo të gatshme në rrjetet shitëse ose përmes bankarisë elektronike dhe mobile.

Me qëllim që të shmangen tollovitë para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës në para në kushte të rrezikut nga Kovid-19, për shfrytëzuesit të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të zbatohet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e alfabetit cirilik dhe atë: me 4 tetor prej shkronjës A deri në shkronjën Lj, ndërsa më 5 tetor prej shkronjës M deri në shkronjën SH, informojnë nga Ministria dhe përkujtojnë në obligimin e mbajtjes së maskave dhe distancës fizike prej dy metrave.

Related posts

Mbrojtja në “Parcelat në Vodno” kërkon heqjen e paraburgimit për Jordan Kamçev

N E

Refuzim që të regjistrohen, deri tani nuk është dënuar asnjë qytetarë

N E

Rrugë e re e asfaltuar në Radishan

Xh J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More