Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej nesër fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin shkurt të vitit 2021.
Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t’i tërheqin paratë nga bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me kartela në rrjetet e shitjeve apo përmes bankave elektronike dhe në celular nga 4 marsi i vitit 2021.
Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës financiare në kushte rreziku nga virusi KOVID-19, për shftrytëzuesit të cilët nuk perdorin kartela pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë nesër për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me: A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL, ndërsa të premten me shkronjat M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH, thuhet në kumtesën e MPPS-së.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton në obligimin për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës fizike prej dy metrash.