Agjencia Zhurnal.mk

“Mr. Jones”, filmi mbi krizën e urisë në Ukrainën komuniste

Filmi “Mr. Jones”, që trajton një ngjarje të vitit 1933 në ish Bashkimin Sovjetik, me regji të Agnieszka Holland dhe skenariste Andrea Chalupa, përçon një mesazh të fuqishëm. Filmi tregon një histori të një gazetari të ri nga Uellsi, i cili kërkonte të vërtetën në Bashkimin Sovjetik të vitit 1933.

“Mr. Jones”, një film i ri me aktorët James Norton, Peter Sarsgaard dhe Vanessa Kirby, është i bazuar në historinë e jetës reale të zotit Gareth Jones, një gazetar i Uellsit dhe këshilltar për marrëdhëniet me jashtë i ish kryeministrit britanik David Lloyd George.

Jones arriti në Moskë në 1933 duke u përpjekur të zbulonte se nga vinin paratë për të financuar industrializimin e Bashkimit Sovjetik.

Duke vepruar bazuar në një burim, ai shkoi në Ukrainë dhe zbuloi urinë e përhapur, që ishte rezultat i konfiskimeve të grurit nga qeveria e Moskës.

Gjyshi ukrainas i skenaristes Andrea Chalupa jetoi gjatë periudhës së urisë, nga e cila vuajtën miliona ukrainas.

“Në një skenë të filmit “Mr. Jones”, Gareth Jones sheh një person duke ngarkuar në sajë kufoma. Ai merr trupin e një gruaje të vdekur në anë të rrugës dhe beben në kokën e saj që po përpiqej ta zgjonte nënën. Gruaja e vdekur dhe foshnja e saj ende e gjallë hidhen në pjesën e prapme të sajës mbi një grumbull kufomash dhe çohen në një varr masiv. Ajo skenë u mor direkt nga autobiografia e gjyshit tim”.

Kur Jones filloi të raportonte ngjarjen, ai zbuloi se gazetarët perëndimorë të akredituar në Moskë minimizuan ose mohuan historitë e tij.

Në film, krijuesit e tij u përpoqën të tregonin rreziqet e gazetarisë investigative dhe manipulimet e së vërtetës.

“Si një gazetar që punon në Uashington, për mua ky është një film i rëndësishëm sepse tregon rëndësinë e gazetarisë së pavarur që sfidon njohuritë konvencionale, të vërtetat që qeveritë dhe institucionet e fuqishme dëshirojnë që ju t’u besoni, kur në të vërtetë ka të vërteta të rëndësishme që ato i fshihen nga ju”, thotë gazetari investigativ, Michael Isikoff.

Amerikanët patën shansin për të parë filmin në Festivalin e Filmit Bashkimi Evropian në Merilend.

“Më pëlqeu shumë filmi sepse mësova për një krizë urie për të cilën nuk dija asgjë. Kam lexuar shumë libra mbi periudhën para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam dëgjuar më parë për këtë histori të veçantë”, thotë Janette, pjesëmarrëse në festivalin e filmit në Merilend.

Këtë viti, filmi do të shfaqet në Kanada, Francë, vendet skandinave,Portugali, Spanjë, Republikën Çeke, Greqi, Lindjen e Mesme, Australi, Japoni dhe Indi, mes shumë vendeve të tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...