Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: 1.134 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitale, ka shtretër të lirë

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara në qendrat për COVID në spitalet e vendit kurohen 549 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për coronavirus.

Nga MSH thonë se në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 152 pacientë, me çka numri i përgjithshëm i personave që kurohen në spitale në nivel të shtetit është 1.134.

“Në spitalet e brendshme ka rreth 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet të lirohen të tjerë nga pacientët që janë shëruar. Të gjitha departamentet klinike disponojnë me vende në të cilat ka edhe aparate për oksigjen”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë edhe përkundër valës së madhe të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, MSH është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë do të zgjerojnë kapacitetet për pacientët me coronavirus.

Postime të ngjashme

Seancë e re për rastin “Drumarina”

Z H

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...