MSH: Deri dje janë vaksinuar 750.893 qytetarë, dje janë aplikuar 13.232 vaksina

Shkup, 8 shtator – Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerje në të gjitha pikat e vendit, ndërsa në rrjedhë është vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren deri dje janë vaksinuar gjithsej 750.893 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 3.214 qytetarë, ndërsa dje janë vaksinuar 13.232 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.326.584 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 589.573 qytetarë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH).

 

Me numrat e fundit, siç theksohet, 54 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29 për qind e popullatës mbi 18 deri 39 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në vend. Fëmijët prej 12 deri 18 vjet vaksinohen me lejen e prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim komplet, parandalohet forma e rëndë e sëmundjes, ulet mundësia për sëmundje si dhe epilogu fatal nga e njëjta, informojnë nga ministria.

Related posts

Dyshime për pastrim parash në komunën e Petrovecit

D V

Zëri i femrës gostivarase, Sebajete Zenku i bashkohen Iniciativë për “Gostivarin që dua”

D V

Paraqiten 500 amendamente në Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More