Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: Deri tani janë paraqitur mbi 5900 qytetarë mbi 77 vjeç

Shkup, 30 mars – Instituti për mjekësi transfuzive në Shkup ka filluar me shpërndarjen e vaksinës AstraZeneka deri te institucionet shëndetësore në vend ku prej nesër do të zhvillohet vaksinimi i personave mbi 77 vjeç. Sistemi kombëtar “Termini Im” prej dje nga ora 19 i ka hapur terminët ku përmes mjekut amë caktojnë vaksinim të qytetarëve që janë përfshirë në fazën e parë dhe hyjnë në grupin 1B të Strategjisë kombëtare për imunizim kovid, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Vaksinimi dot ë zhvillohet në pikat ekzistuese vaksinuese të institucioneve shëndetësore në qytetet e vendit. Vaksinimi është proces preciz i organozuar, dorëzimi i vaksinave do të zhvillohet në mënyrë sukcesive. Deri në fund të javës dhe asaj që vjen, në territorin e mbarë vendit janë lëshuar 9577 terminë, ndërsa deri tani janë caktuar 5976 terminë për vaksinim të qytetarëve mbi 77 vjeç“, theksojnë nga ministria.

Prej nesër dot ë fillojë vaksinimi në Shkup, ose në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair dhe Bukuresht, në Shtëpitë e Shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe spitalin e Kavadarit. Nga e premtja vaksinimi do të fillojë në Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallankë, Vevçan, Vallandovë, Rostushë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Sveti Nikollë, Resnjë, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenica, Kratovë, Kërçovë, Koçan, Vinicë, Probishtip, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.

Pikat e vaksinimit në vend do të punojnë në dy ndërrime, do të hapen nga ora 8 deri në orën 20 nga e hëna deri të premten. Mjeku amë i çdo qytetari kur do t’i caktojë terminin për vaksinim, obligohet t’i tregojë në sa ora duhet të vaksinohet dhe në cilën pikë të institucionit shëndetësor ku zbatohet vaksinimi kundër Kovid-19. 

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...