Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSh: Edhe nëpërmjet BE-së do të sigurohet ilaçi “Remdesivir”

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë informon se Maqedonia e Veriut nëpërmjet Bashkimit Evropian do të ketë qasje në ilaçin “Remdesivir”, i cili shërben për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Nga MSH thonë se Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për blerjen e 500.000 dozave nga “Veklury” – emri brend i ilaçit “Remdesivir”, me mundësinë për rritjen e sasive.

“Marrëveshje e përbashkët për blerje është nënshkruar nga 36 vende, duke përfshirë vendet e BE-së, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vendet kandidate për në BE, që përveç Maqedonisë së Veriut janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë nga MSH.

Më tej thonë se kjo është hera e gjashtë e zbatimit me sukses të procedurës së blerjes së ilaçeve.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Studimit klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tashmë e posedon ilaçin “Remdesivir”, ndërsa me këtë do të sigurohen sasi shtesë nga i njëjti ilaç.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...