Agjencia Zhurnal.mk

MSh: Java evropiane e imunizimit me porosi – vaksinimi shpëton jetë

Shkup, 22 prill, zhurnal.mk – Java evropiane e imunizimit e promovon porosinë themelore – imunizimi nevojitet që të parandalohen sëmundjet dhe të mbrohet jeta. Janë në dispozicion vaksina efektive dhe të sigurta, të cilat mbrojnë nga një numër i madh i sëmundjeve serioze, ndërsa zhvillohen edhe shumë vaksina të reja premtuese, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në vazhdimësi, theksojnë nga Ministria, ndërmarrim aktivitete të shumta për avancimin e sistemit tashmë të suksesshëm për imunizim në shtet të zbatuar nga ana e shërbimeve për imunizim në shtëpitë e shëndetit dhe me kohë sigurojmë vaksina nga prodhues me renome botërore, të cilat detyrimisht përmbushin kritere të rrepta për cilësi.

Sa i përket situatës aktuale të shkaktuar nga virusin korona dhe zbatimin e vazhdueshëm dhe vijues të imunizimit, që në fillim, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse dhe Komiteti për Imunizim solli rekomandim se vaksinimi duhet të zbatohet në vazhdimësi, sipas Kalendarit për imunizim. Vitin e kaluar me sukses menaxhuam me epideminë e fruthit. Me ndërmarrjen e masave intensive me qëllim mbrojtjen e popullatës nga epidemia, nga fillimi deri në mënjanimin e tij u vaksinuan 49.332. Në shekullin 21, secili fëmijë ka të drejtë që të jetojë i liruar nga sëmundje të cilat mund të parandalohen nga vaksinimi, por këto sëmundje ende përfaqësojnë kërcënime të dukshme në rajonin e Evropës. Si rezultat i kësaj, përforcimi i imunizimit mbetet aktivitet kyç, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...