Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

MSh lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19

Prishtinë, 20 nëntor – Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.
E veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide për detektimin e antigjenit për SARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).

Kjo nënkupton se krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...