Agjencia Zhurnal.mk

MSH: Në korrik janë regjistruar 714 dhurues të rinj të gjakut

Shkup, 13 gusht – Nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informojnë se në korrik për herë të parë gjak kanë dhuruar 714 persona. Prej tyre, 549 janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 165 janë nga gjinia femërore. Në gjysmën e parë të këtij viti, gjithsej janë grumbulluar 20.692 njësi gjaku, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket gjendjes me produktet e gjakut, nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se e ndjekin gjendjen epidemiologjike në shtet me qëllim të zbatimit të sigurt të aksioneve për dhurimin e gjakut, duke i shmangur rajonet e rrezikuara përfshirë me numër më të madh të të infektuarve.

Në periudhën e kaluar është siguruar furnizim i vazhdueshëm i njësive të gjakut, me çka është shmangur mundësia që të ndjehet mungesë e produkteve të gjakut për nevojat e pacientëve të rrezikuar. Dhurimi i gjakut është akti më i lartë i humanizmit dhe altruizmit. Vetëm me një qese të dhuruar mund të shpëtohen tre deri katër jetë. Informacione për orarin e aksioneve të dhurimit të gjakut mund të merren në telefonat: 00389 (0) 23226923, lokal 125 pranë Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit. Shërbimet për mjekësinë e transfuzionit gjenden në rrethet e spitaleve të përgjithshme dhe klinike përgjatë qyteteve në shtet, ku mund të dhurohet gjak, bëhet e ditur në kumtesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...