Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

Shkup, 13 prill – Zhurnal – Ministria e Shëndetësisë përmes kumtesës i dënon, siç thekson, gënjeshtrat të cilat I plason partia VMRO-DPMNE dhe I bën thirrje opozitës të ndalojë së përhapuri panik në opinion dhe shqetësim tek qytetarët.

“Gënjeshtër absolute është se laboratoret e shtetit nuk kanë reagensë për test PCR. Gënjeshtër absolute është se po pritet për termin për testim. Në vend, Brenda ditës bëhen 4-5000 teste për Kovid-19 dhe të gjitha caktimet realizohen rrjedhshëm, ndërsa rezultatet kumtohen për më së shumti 24 orë”, ceket në demantin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në kohë të pandemisë, shtohet, VMRO-DPMNE vendosi të jetë në anën e gënjeshtrës, çdo ditë të krijojë skenarë t rrejshëm se në spitale nuk ka oksigjen, se punonjësit shëndetësorë nuk dine të mjekojnë dhe prandaj vdekshmëria është e madhe, siç pohojnë ata.

VMRO-DPMNE në kohë të pandemisë vendosi t’I bëjë obstruksion procesit të furnizimit me vaksina, duke plasuar në opinion dokumente të falsifikuara me shuma të pavërteta duke gënjyer se vaksinat po merren me provizion. Për VMRO-DPMNE-në janë “të parëndësishëm” njerëzit të cilët vaksinohen kundër kovid-19. Është pikëlluese që edhe nga procesi I imunizimit të grupeve të qytetarëve të rritur, të punësuarve në infrastrukturën kritike, punonjësit shëndetësorë VMRO-DPMNE dëshiron politikisht të përfitojë”, qëndron në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...