Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: Nuk ekziston asnjë urdhëresë për ndalesë fotografimi nëpër institucionet shëndetësore

Zhurnal Ads

Shkup, 29 nentor – Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e Kovidit në Shkup janë hospitalizuar 44 pacient të rinj si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Gjithsej 469 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me KOVID19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme, në klinikat e sëmundjeve interne ka pasur 21 pranime edhe atë një pacient është shtruar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC, tre në qendrën e Kovidit në Klinikën e Neurologjisë, gjashtë në dermatologji, një në gastroenterohepatologji, tre pacient në Klinikën e nefrologjisë dhe shtatë në qendrën e re të Klinikës së ORL-së. Në kovin qendrën e spitalit 8 shtatori janë pranuar 16 pacient të rinj, ndërsa në klinikën infektive 7 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë lëshuar 23 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës, në qendrën e Kovidit po trajtohen 20 pacientë, në neurologji gjithsej 35, në Institutin e TBC-së 42 persona me simptoma të kovidit, në Klinikën e gastroenterohepatologjisë po trajtohen 23 persona, në qendrën e kovidit në nefrologji 25, në klinikën e syve 12 pacientë, ndërsa në klinikën e ORL-së gjithsej 16 pacientë.

Në spitalin 8 shtatori ka gjithsej 107 pacientë, në institutin e Klinikës së sëmundjeve ngjitëse 155, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët në Kozle ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 25 të rritur.

Gjithsej 469 pacientë të konfirmuar dhe me simptoma të KOVID19, po trajtohen në repartet e sëmundjeve ngjitëse në kryeqytet, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit.

Por, edhe përkundër numrit të lartë të pranimeve gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës, pas testeve të kryera ndaj pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse dhe në spitalin 8 shtatori.

Të gjitha repartet e sëmundjeve ngjitëse kanë lidhje me oksigjen dhe mund të trajtojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nuk dua të flas për “planin B” për integrimin evropian, ne duhet të kemi sukses

T E

Pushteti premton model për pastrim në gjyqësi në 100 ditët e para

Z H

Moti sot në Maqedoni

Z H

Zv.ministri Hasani: Ja pse duhet të vaksinohemi me vaksinën anti-Covid

T E

LSM: Ndihmat finansiare të lëshohen direkt në llogaritë e punëtorëve

Z H

Zeka: Për hetimet (arrestimet) në Kosovë dhe Shqipëri pyeteni Artan Grubin?

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...