MSH: Pajisjet më të sofistikuara për covid qendrat do të shpërndahen dhe instalohen

Shkup, 7 korrik – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se janë blerë pajisjet mjekësore më të sofistikuara si pjesë e projektit për menaxhim urgjent të krizës së shkaktuar nga Kovid-19, të financuara me kredi nga Banka Botërore.

 

Gjatë ditës së djeshme, siç është theksuar, filloi shpërndarja dhe instalimi i pajisjeve dhe ato tashmë janë instaluar në Institutin për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët – Kozle, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Gjevgjeli, dhe gjatë ditëve në vijim do të përfshihen të gjitha institucione të tjera në përputhje me furnizimin e pajisjeve mjekësore.

Këto janë 17 pajisje me ultratinguj dhe 17 aparate rentgen që ofrojnë teknologji moderne dhe të azhurnuar në dispozicion të profesionistëve shëndetësorë për të zbuluar, diagnostikuar dhe trajtuar pacientë të infektuar me virus, si dhe sëmundje të tjera. Teknologjitë inovative të pajisjeve janë krijuar për të siguruar rezolucion më të lartë, kanë procesorë të përparuar për transmetimin dhe marrjen e sinjaleve, si dhe diagnostifikim shumë të ndjeshëm dhe të saktë përmes sistemit eko. Të gjithë këta parametra përmirësojnë ndjeshëm përvojën diagnostike. Sistemi i motorizuar digjital i imazheve rentgen me lëvizshmëri inteligjente, si dhe manipuluesi bionik që krijon gamën më të gjerë të mbulimit, plotëson parametrat e dëshiruar në mjedisin inovativ klinik, informon MSH-ja.

Investimi i vazhdueshëm në sistemin shëndetësor, zbulimi i nevojave të pacientëve duke siguruar pajisje me cilësi të lartë, pajisje lehtësisht të përshtatshme dhe të lëvizshme është një tregues tjetër i arritjes së dëshirës sonë për shërbime shëndetësore të modernizuara, moderne dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Instalimi i kovid qendrave mundësoi dyfishim të kapacitetit spitalor ekzistues, siguroi 10.000 m2 shtesë që u vunë në dispozicion dhe 624 shtretër spitalorë shtesë gjatë pandemisë, thuhet në kumtesë.

Related posts

Moti sot në RMV

Z H

Edhe Zaevi e ngre zërin kundër bllokadës që BE po i bënë Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit

Z H

Filipçe bën thirrje për vaksinim për termin të caktuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com