MSH: Për dy ditë janë aplikuar 4.418 vaksina, 38 për qind e popullatës është vaksinuar

Shkup, 10 tetor – Të premten dhe dje janë aplikuar gjithsej 4.418 vaksina, prej të cilave si dozë e parë janë aplikuar 1.132, ndërsa janë rivaksinuar 3.129. Dozën e tretë e kanë marrë 157 qytetarë.

Duke e përfshirë 9 tetorin gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, janë rivaksinuar 748.563, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 782 qytetarë. Gjithsej 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjet, është rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës prej 18 deri 39 vjet ka marrë të paktën një dozë vaksinë.

“Përfshirja me vaksinimin me një dozë vaksinë,  e poullatës së rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet ka marrë dy doza vaksina”, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. 

Related posts

Ilire Dauti: Qeveria po i mashtron qytetarët me uljen e TVSH-së për energji vetëm për një vit

D V

Danela Arsovska nuk e di nëse do të kishte vendosur nënkryetarë shqiptarë

D V

Zaev, Jansha dhe Varheji: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More