Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: Po punohet për riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor

Shkup, 11 tetor – Ministria e Shëndetësisë informon se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor sipas sistemit të rotacionit në shëndetin publik për t’iu përgjigjur periudhës së ardhshme dhe rritjes së mundshme të numrit të shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19.

Kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është pothuajse i plotë dhe që nga dita e djeshme, spitali i modular me 72 shtretër spitalorë, i vendosur afër ndërtesës klinike, është plotësisht i përgatitur për shtrimin në spital dhe trajtimin e pacientëve.

“Në deklaratën për media, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi që nga sot, spitali modular me një numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë nga Klinika për Pulmonologji dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është vënë në veprim.

Ai sqaroi se kapaciteti nuk do të mbingarkohet më shumë sesa tani, që të mund të punojnë edhe departamentet e tjera dhe ata punonjësit shëndetësorë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...