Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: Qytetarët e vaksinuar të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, duhet të kalojë kohë për imunitet

Shkup, 28 mars – Të gjithë qytetarët që e kanë pranuar tanimë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneka” dhe ata që ditët në vijim do të vaksinohen, duhet të dinë se pas pranimit të dozës së parë të vaksinës, nevojitet që deri në tre javë të krijohet imunitet, ka informuar Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Kjo nënkupton se të gjithë të cilët kanë pranuar këtyre ditëve vaksinë duhet të jenë të kujdesshëm javët në vijim dhe të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje personale, si mbajtja e maskës, distancë fizike dhe mbajtjen e higjienës personale”, theksohet në kumtesë.

Ministria thekson se efekte më të shpeshta ta padëshirueshme pas pranimit të vaksinës janë dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritje të temperaturës trupore, ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve.

“Këto efekte të padëshirueshme paraqiten te 1/10 individë. Më rrallë paraqitet reagim alergjik, ndërsa efektet më të shpeshta të padëshirueshme janë të lehta dhe me kohëzgjatje të shkurtë dhe largohen një deri në dy ditë pas vaksinimit”, theksohet në kumtesë.

Ministria thekson se më shumë informacione për vaksinat mund të gjenden në ueb faqen zyrtare të saj:https://kovid19vakcinacija.mk/za-vakcinite/. 

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...