MSH: Rivaksinohen gjithsej 45 për qind e qytetarëve të rritur

Shkup, 14 tetor – Gjithsej 9.307 doza vaksina janë aplikuar dje dhe pardje, prej të cilave 1.830 janë aplikuar si dozë e parë, 7.281 janë rivaksinuar, ndërsa 196 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Duke e përfshirë 13 tetorin, gjithsej  janë vaksinuar 797.214 qytetarë, janë rivaksinuar 756.176, ndërsa  dozën e tretë e kanë marrë 982 qytetarë. Pesëdhjetë e tre për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë prej 18 deri në 39 vjet kanë marrë të paktën një dozë vaksinë.

Përfshirja e vaksinimit me një dozë, te popullata e rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullsisë në shtet ka marrë dy doza vaksina, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Mbështetje nga deputetët për ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë

D V

Lëvizja Besa sonte vendosi për Hasim Murtezanin si kandidat për Sarajin (Foto)

D V

Digjet vetura në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More