Agjencia Zhurnal.mk

MSH: Shumica e atyre që udhëtuan në Finlandë ishin nga Kosova dhe Finlanda

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Lidhur me informatat për fluturimin nga Shkupi në Turku të Finlandës, ku sipas autoriteteve të Finlandës, nga një aeroplan prej 157 udhëtarë, pas testimit vullnetar, 24 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, Ministria Shëndetësisë pas kontrollimit të informatave me shërbimet e Aeroportit të Shkupit dhe policia kufitare, informon se bëhet fjalë për udhëtarë mërgimtarë, të cilët vijnë në Maqedoni, apo tranzitojnë përmes vendeve nga arsye të ndryshme, e më pas kthehen në punë në Europën perëndimore, për të cilët me leje për qëndrim apo shtetësi nga BE nuk vlejnë restriksionet për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Zhurnal.

Sipas të dhënave në këtë fluturim, pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë qenë me pasaporta kosovare (95 persona), me pasaporta finlandeze (60 persona), ndërsa të tjerët me pasaportë të Maqedonisë (2), pasaporta shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze.

MSH mbledhë informata nga autoritetet finlandeze, për atë se kush janë 24 udhëtarët pozitiv me virus, nëse bëhet fjalë për familje apo individë, çfarë testi u është bërë, ndërsa ISHP ka kontrolluar nëse ndonjëri prej tyre ka qenë i testuar apo ka patur vendim për izolim në Maqedoni, por sipas konfirmimeve, asnjë prej tyre nuk ka patur vendim për izolim.

Pas informatave për rastet pozitive, menjëherë do të veprohet drejt vërtetimit e kontakteve që ata persona kanë patur në vendin tonë.

Ministria Shëndetësisë apelon që vazhdimisht dhe domosdoshmërisht të respektohen të gjitha masat për mbrojtje personale.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...