Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi

MSH: Suksesi për mjekimin e sëmunjdeve malinje tek fëmijët është mbi 80 për qind në Klinikën e fëmijëve

Shkup, 15 shkurt – Suksesi i mjekimit të sëmundjeve malinje tek fëmijët është mbi 80 për qind në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, informon Zhurnal.mk

Dita ndërkombëtare kushtuar fëmijëve të cilët luftojnë me kancer – 15 Shkurti çdo vit shënohet në shenjë mbështetjeje për fëmijët me sëmundje malinje, për ngritjen e vetëdijes së opinionit, si dhe për të gjitha aspektet e luftës së tyre me sëmundjen, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Spitali I vetëm I specializuar pediatric në vend ku diagnostikohen dhe mjekohen fëmijët me sëmundje malinje të moshës deri 14 vjeç është Reparti për hematologji dhe onkologji pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Ky institucion e ka ekspertizën e nevojshme, ku zbatohen protokollet bashkëkohore terapeutike në pajtim me rekomandimet e Asociacionit internacional pediatric.

Prej fillimit të pandemisë me Kovid-19 deri më tani, gjithsej 15 fëmijë I kanë rënë ziles në repartin hemato-onkologjik, ritual të cilin secili fëmijë I vogël I shëruar me prindërit e tij e bëjnë gjatë largimit nga Klinika, informojnë nga Ministria.

Edhe në kushte të koronavirusit, siç ceket, ështëm siguruar terapia në vazhdimësi dhe asnjë nuk është shtyrë.

“Janë miratuar protokollet evropiane dhe botërore për testim të fëmijëve për Kovid-19 para çdo fillimi të hemo-terapisë në mëynrë që terapia të mund të rrjedhë sigurt. Në institucion po zbatohen të gjitha masat për mbrojtje nga kjo sëmundje të rekomanduara nga Komisioni pr sëmundje ngjitëse. Lidhur me infrastrukturën, tërësisht janë rinovuar pjesa ambulantore, Qendra urgjente dhe salla e pritjes nlë Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Në vijim është rinovimi edhe i repartit hemato-onkologjik”, qëndron në kumtesë.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Përfitime shëndetësore që nuk i prisni nga frutat më të famshme të verës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...