Agjencia Zhurnal.mk

MSH: Vaksinat që shfrytëzohen në vend, janë nga prodhues me reputacion dhe të aprovuara nga OBSH-ja

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Të gjitha vaksinat e shfrytëzuara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, janë nga prodhues të njohur nga vendet e Bashkimit Evropian (Francë, Belgjikë, Bullgari), të aprovuara nga OBSH-ja dhe i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prandaj, nga atje theksojnë se imunizimi i rregullt krijon imunitet kolektiv, ndërsa mosvaksinimi mbart rreziqe serioze për paraqitjen e epidemisë, e cila mund të ketë pasoja fatale.

“Vetëm me imunizim të rregullt mund të ruajmë shëndetin publik”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksohet se në vitin 2019, janë vendosur dy vaksina të reja që mbrojnë më të rinjtë nga pneumokoku dhe rota virusi.

Vitin e kaluar, siç vlerëson Ministria e Shëndetësisë, vendi me sukses menaxhoi me epideminë e fruthit, ndërsa përfshirja me vaksinën MRP ishte 98 për qind.

“Që nga fillimi deri në shpërthimin e epidemisë, janë vaksinuar gjithsej 49.332 persona dhe me këtë u përmbush rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...