MSH: Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, tërësisht janë imunizuar mbi 714 mijë qytetarë

Shkup, 25 shtator – Dje dje janë vaksinuar 781.623 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 714.135 gjegjësisht janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza. Dozën e parë dje e kanë marrë 1717, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 6.897 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se imunizimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër shtet dhe në terren.

 

Me numrat e fundit, të paktën një dozë të vaksinës kanë marrë 55 për qind e popullatës mbi moshën 40 vjeçare dhe 31 për qind e popullatës prej 18 deri në 39 vjeçare.

Ministria përkujton se për vaksinim në pikat nuk nevojitet termin, ndërsa fëmijët nga 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe vdekjes”, informon Ministria e Shëndetësisë. 

Related posts

Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të zgjidhur problemin me Greqinë

R Zh

Analizë: Shteti “ka harruar” investimet kapitale, niveli i realizimit shumë i dobët

Redaksia

Filipçe: Janë aprovuar 498 specializime dhe 87 subspecializime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More