Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

MSH: VMRO-DPMNE tallet me vaksinimin e qytetarëve

Shkup, 10 prill – VMRO-DPMNE nuk  mund të pajtohet me faktin se vaksinimi në territorin e mbarë vendit po zhvillohet pa kurfarë problem, reagon Ministria e Shëndetësisë pas protestës së sotme të partisë opozitare.

Sipas Ministrisë, VMRO-DPMNE-ja tallet me vaksinimin e qytetarëve të moshuar, punonjësve shëndetësorë, policëve, armatës, mësueseve, edukatoreve, vozitësve në NPQ…

“Vaksinimi në kohë të pandemisë botërore është proces serioz shëndetësor, sado që VMRO-DPMNE-së t’I ngjajë në ‘shtirje’ (simulim). Është pikëlluese që partia opozitare, duke tentuar pa ide të përfitojë politikisht tallet me vaksinimin e personave me rrezik më të madh nga sëmundja, përkatësisht qytetarët më të moshuar se 76 vjeç”, thekson Ministria.

Shton se VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me organizimin e shkëlqyeshëm të imunizimit masiv në AQ QS “Boris Trajkovski”.

“VMRO-DPMNE-së I pengojnë fytyrat e qeshura të qytetarëve pas vaksinimit, opozitës I pengojnë komentet pozitive nga qytetarët të cilët e morën vaksinën. VMRO-DPMNE në kohë të pandemisë bën vetëm dëm. Në kohë të masave restriktive, orës policore, vendosën të grupohen dhe të protestojnë. Na vjen keq që opozita prej fillimit të pandemisë nuk kontribuoi me asgjë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, ceket në reagimin me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë. 

Postime të ngjashme

Carovska: Do të doja që nxënësit të kthehen në shkolla që nesër

Z H

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

B L

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...