Agjencia Zhurnal.mk

MTPT, Apeli vërteton pafajësinë e Limajt dhe të tjerëve

Prishtinë, 2 korrik – Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT-së.

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 24.11. 2017, është vërtetuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

“F.L., E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T., akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale”.

“Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...