Agjencia Zhurnal.mk
Sport

“M’u rrëqeth trupi” – Klopp thotë se kthimi i tifozëve në stadium nënkupton se Liverpooli s’ecën më vetë

Ka shumë pak përvoja në futboll që të ngjallin më shumë emocion sesa t’i dëgjosh tifozët e Liverpoolit duke e kënduar “Ju kurrë nuk do të ecni vetë” në tribunën e famshme “Kop” të stadiumit Anfield.

E diela në mbrëmje i ofroi pikërisht ato çaste emocionesh që të shkaktojnë të rrëqethura në gjithë trupin, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk ishte ndeshja e parë në Angli që e mirëpriti kthimin e tifozëve në stadiume. Ishte ndeshja numër 27-të në një listë që nisi të mërkurën në Carlisle United.

Dyqind e 71 ditë pasi u këndua për herë të fundit në këtë stadium, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në fillim të pandemisë, 2.000 tifozë të Liverpoolit e kënduar atë me plot pasion para ndeshjes kundër Wolves të dielën.

“M’u rrëqeth trupi”, tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas fitores 4:0.

“Nuk kisha ide çfarë të prisja kur ata filluan të këndojnë ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetë’. Ta dëgjjosh këtë pas 10 muajve ishte shumë emocionale”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Juventus me komunikatë zyrtare konfirmon besimin e plotë te projekti i Superligës Evropiane

Z H

Zyrtare: Ac Milan komunikon tërheqjen nga SuperLiga

Z H

Juventusi planifikon të rikthejë Moise Kean

Z H

Befasi, Mourinho mund ta drejtojë skuadrën e njohur evropiane

Z H

Koeman e do në skuadër Memphis Depay

Z H

Zbulohen detajet e kontratës së Alabas me Real Madrid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...