Agjencia Zhurnal.mk

Muaji i Haxhit Dhulhixhe një përcaktim i veshjes së Qabes me rroba mëndafshi

Shkruan: TAXHUDIN  HAMIDI –TETOVE

Kuran Ali Imran: 96, “Shtepia – xhamia e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo ne Meke, e dobishme, udherefyese per mbare njerezimin.
Aty ka shenja te qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn ne te ishte i sigurte”.
Haxhi si kusht i peste i fese Islame eshte obligim njehere ne jete.

Kushtet e obligueshmerise se kryerjes se haxhit jane : feja, mendja, i rritur, i lire dhe me mundesi.

Sivjet per shkak te situates te jashtezakonshme te perhapjes se virusit Covit -19 i cili perfshiu te gjitha vendet e botes dhe beri qe organizimi i haxhit te suspendohet.

Besimtaret Islam me dhimbje te thelle perkujojne sezonin e haxhit te boshatisur, nga aktivitetet qe ne vitet e kaluara i ndermernin me shume entuziazem. Besimtaret musliman shqiptare nuk do te kene fatin dhe mundesine te veshin rrobat e ihramit.

Mirepo, sidoqete jete rrobat e Qabes jane bere gati dhe ajo do te vishet perderisa haxhinjte e vendit qendrojne ne Arefat.

Rroba e Qabes, eshte nje rrob nga mendafshi i qendisur me nje mjeshteri te artit te dalluar nga estetika dhe te vecante per nga bukuria e saj.

Kjo rrobe peshon 670 kilogram.

Qabja vishet njehere ne vit gjate sezonin e haxhit per t’ia shtuar bukurine, respektin dhe reputacionin.

Kjo procedure e veshjes se Qabes ndodh cdo vit, ne mengjesin e sabahut te dites se Arefatit ne dt. 9 Dhulhixhe, muaji i 12 i kalendarit hixhri, qe sivjet perputhet me dt. 31.07.2020.

Muaji Dhulhixhe eshte muaji perplote me aktivitete ibadeti dhe eshte muaji qe percakton sezonin e Haxhit.

Eshte muaji qe ne diten e tij te dt. 9.Dhulhixhe gjndet perjetimi i Arafatit dhe dita e 10. Dhulhixhe prerja e kurabani dhe perfundimi i haxhit.
Eshte nje muaj me shume ngjarje dhe ndodhi se dhe me realizimin e obligimeve fetare te dala na jurisprodenca islame.

Ne vigjilje te kuraban bajramit behet edhe veshja e Qabes ne shenje respekti dhe hareje.

Veshja e Qabes daton nga koha e Muhamedit Alejhiselam dhe sahabeve te nderuar.

Transmetohet se pas çlirimit te Mekes ne vitin 9 h. Muhamedi vete veshi Qabene ne Haxhin e Lamtumires. Pas Pejgamberit me kete praktike dhe tradite te mbrekullueshme vazhduan kater halifet e kohes se ndritur (Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut).

Ne periudhen e Aliut r.a ai praktikoi veshjen e Qabes me dy rroba. Sic permendem rroba e re e Qabes, perseritet nje here ne vit gjate sezonit te haxhit.

Mirepo, para se te veshet Qabja me rrobat e reja ajo paraprakisht zhveshet nga kemisha e saj te vitit te kaluar dhe kjo realizohet para se te mbrine haxhite nga Arefati.

Zhveshja e Qabes nga rrobat e vitit te kaluar, me heret ka ndodhe ne pranine e haxhilereve. Mirepo, duke dashur qe te evitohen disa anomali dhe veprime te ngjitura me besime te kota u vendos nga drejtoria e Qabese, departamentit per veshjen e Qabes qe kjo procedure te realizohet syve te haxhilereve – perderisa ata jane ne Arefat.

Intenca pse zhveshja ndodhi larg syve te haxhinjeve eshte me se e qarte dhe e kuptueshme.

Gjate zhveshjes se Qabes, perderisa rroba leshohej poshte haxhinte nga vende te dryshme te botes e prisnin kemishen me gershere ne copa – pjese te vogla, per ta derguar ne vendlindjene shenje repsekti, kujtimi dhe bekimi.

Ne zhveshjen dhe me pas, ne veshjen e rrobave te reja te Qabes marrin pjese 25 puntore.

Historiani i njohur Iben Ishak shenon ecurine historike te rrobes se Qabes, ai shenon se mbreti i Jemenit Tube Humejri ka qene i pari qe ka mbulura anet e Qabese dhe ka stolisur me veshje te plote.

Gjithashtu permend se Eba Rebija, Iben Mugire jane pajtuar me Kurejshet per veshjen e Qabes.Ashtu qe, nje vit ata, nje vit Kurejshitet te marrin per obligim rreth kesaj procedure te mrekullueshme tradicionale .

Iben Ishak gjithashtu permend se bashkeshortja e Abdul Mutalibit per ndryshe nena e Abasit, nje dite e humbi djalin e saj Abasin.

Pas humbjes se gjalit ajo u betua se: nese Allahu xh.sh ma kthen djalin ne shtepi une do ta veshi Qaben me rroba te bardha.

Kjo ne transmetime tjera merret si argument per inkuadrimin e sektorit te grave dhe departamentin e tyre ne aktivitetet rreth ofrimit te ndihmes qe i jepej Qabese.

Gjithashtu, potencohet se veshja e Qabese ka te bej me iniciativen e departamentit te gruas.

Ne ate kohe ka pasur disa lloje te rrobave dhe te ngjyrave por gjithashtu duhet permendur se eshte perdorur edhe lekura si mbulese dhe stolisje e Qabese.

Ne kohen e Muhamedit Alejhiselam Qabja vishej dhe stolisej me rroba te prodhuara nga Jemeni, keshtu vazhdoi edhe ne kohen e kater Halifeve, ne periudhen e Abesiteve.

Memuni veshjen e Qabes e perseriti tri here ne vit.

Transmetimet e shumta flasin se pergatitja e kemishes se Qabes prodhohej ne Egjipt, e me pas dergohej ne Arabine Saudite me nje anije e quajtur “Elmahmel” nga periudha e Hazreti Omerit.

Kjo korespodence ka zgjatur deri ne periudhen e ish kryetarit te Egjiptit Xhemal Abdul Neser.

Per shkak te trazirave politike mes Egjiptit dhe Arabise Saudite prodhimi i rrobes per stolisjen e Qabes ne Egjipt u nderpre.

Pas kesaj mosmarreveshje politike mes dy shteteve, kemisha dhe rroba per stolisjen e Qabes filloi nje periudhe te re, prodhimin e saj e mori mbi supe

Arabia Saudite.

Arabia Saudite per pergaditjen e rrobes se Qabes ndertoi nje puntori – ndertese gjigante te posacme ne Meke,per perpunimin dhe qendisjen e rrobes se Qabese.Ne kete puntori, punojne me mira puntore ne pergatitjen e rrobes dhe kemishen e Qabese me nje mjeshtri te sterholluar dhe me nje dashuri te afinitetit te entuziazmit te dalluar puntoret ne kete puntori shkruajne ajetet – versetet Kuranore duke e perdorur penin e arit dhe argjendit.

Edhe pse sivjet besimtaret tane nuk do te kene mundesine te shohin bukurine e artit te rrobes se Qabes dhe te kerkojne mbrojtje prej gjynaheve dhe mekateve, ata perseri ne keta dite te fundit te Dhulhixhes, nuk do te harojne dhe kursejne lutjet e tyre, qe Zoti sa me pare te largoje nga ne izolimin qe shkaktoi epidemia-pandemia dhe mbylli rruget e bekuara drejte Qabese! Dashuria e madhe u shua per te qendruar prane Qabes, Arefatit dhe xhamise se Pejgamberit.

Shpresojme dite me te begatshme dhe situata normale per realiziminin e riteve te haxhit ne vitet e ardheshme !
(xhxhxh)!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!