Muajin e ardhshëm pritet të përfundojë rindërtimi i seksionit rrugor nga fshati Vojnik deri në Stracin

Kumanovë, 8 tetor – Muajin e ardhshëm pritet të përfundojë rindërtimi i seksionit nga fshati Vojnik deri në Stracin dhe aktivitetet e planifikuara po shkojnë pa probleme, theksuan ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupco Nikolovski gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore.

 

“Një nga projektet më të rëndësishme kapitale, rruga shtetërore Kumanovë – Kriva Pallankë, më konkretisht seksioni Kumanovë – Stracin është arteria kryesore rrugore që lidh Shkupin me rajonin Verilindor në vend. Fondet totale që i investojmë për rehabilitimin e kësaj rruge arrijnë në 12 milionë euro. Sot ne inspektuam rehabilitimin e fazës së dytë të këtij seksioni nga fshati Vojnik në Stracin, i cili është i gjatë 16.6 kilometra, ndërsa investimi është në vlerë prej 7.2 milionë euro. Sipas aktiviteteve në terren dhe informacioneve nga kontraktuesi dhe mbikëqyrja, ky seksion do të përfundojë gjatë nëntorit të këtij viti”, tha Boçvarski.

“Qeveria është e përkushtuar fuqimisht për përfundimin e të gjithë Korridorit 8. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në ndërtimin e autostradës nga Rankovci në Kriva Pallankë, si dhe ndërtimin dhe zgjerimin e korsisë së tretë të rrugës nga Kriva Pallanka deri në kalimin kufitar Deve Bair”, tha ministri Boçvarski.

Zëvendëskryeministri Nikolovski vlerësoi se rehabilitimi i një pjese të rrugës shtetërore Kumanovë – Stracin, gjegjësisht në rrugën nga Kumanova në Kriva Pallankë po ecën pa probleme dhe me avull të plotë.

“I gjithë rehabilitimi është i ndarë në dy faza, e para nga Kumanova në fshatin Vojnik në gjatësi 15.2 kilometra dhe në vlerë prej rreth pesë milionë euro, dhe ky rehabilitim sipas marrëveshjes përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe është në një fazë intensive e realizimit. Në fazën e dytë nga fshati Vojnik deri në Stracin në gjatësi prej rreth 17 kilometra, gjegjësisht një investim me vlerë rreth shtatë milionë euro i siguruar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, tha Nikolovski, duke theksuar se kjo pjesë është në fazën përfundimtare dhe sipas dinamikës pritet deri në fund të muajit të ardhshëm ose në mes të nëntorit i njëjti të përfundojë

Ai shtoi se ata kanë vënë një fokus të fortë veçanërisht në investimet në infrastrukturë në verilindje të vendit, dhe informoi se rreth 100 milionë euro janë investuar në infrastrukturën rrugore në këtë rajon.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Boçvarski tha se ata po punojnë në rindërtimin e urës Iskrin.

“Ky është një rindërtim i plotë, unë pres që deri në fund të këtij muaji të lëshohet për trafik nën një regjim të përkohshëm, ndërsa rindërtimi do të vazhdojë, i cili do të përfundojë tërësisht në periudhën e ardhshme”, informon Boçvarski. 

Related posts

Anketë e re: PDSH-ja thellon avantazhin në Tetovë, BDI ruan epërsinë në Gostivar

D V

UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë

D V

Rasti “Tortura”/ Mijallkov dhe gjashtë të tjerë lirohen nga akuza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More