Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Muajin e kaluar, DAP i realizoi mbi 97 % të të hyrave të planifikuara

Shkup, 9 shkurt – Në muajin e parë të këtij viti, u realizuan 97,02 për qind e të hyrave të planifikuara në bazë të taksave. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sot në konferencë për shtyp kumtoi se të ardhurat e planifikuara për muajin janar 2021 arritën në 6.521 miliardë denarë dhe se 97.02 për qind e asaj që është planifikuar është realizuar.

Veçmas pas taksave, kumtoi ajo, janë mbledhur 703 milionë në bazë të tatimit mbi fitimin, 1.332 miliardë denarë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe 4.486 miliardë nga TVSH-ja.

“Të gjithë atë që e kemi si situatë nga 1 deri më 31 janar dhe nga 1 deri më 5 shkurt 2021, deri më tani i kemi 6,830,094,291 denarë dhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tani kemi një rritje prej 12 për qind. Por, për shkurtin, le të presim që të përfundojë i gjithë muaji në mënyrë që ta kemi pasqyrën e plotë për dy muajt e parë të këtij viti”, theksoi Llukarevska. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...