Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Muajin e kaluar janë shqiptuar rreth 24 mijë gjoba për mosmbajtje të maskës

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Ashtu siç rritet numri i të infektuarve me COVID-19, po ashtu rritet edhe numri i shqiptimit të gjobave për mosmbajtjes së maskës.

Sipas muajve, më së shumti gjoba ka pasur gjatë muajit tetor, ndërsa më pak gjatë muajit korrik. Gjatë tetorit janë shqiptuar gjithsej 23.967 gjoba për mosmbajtje të maskës, numër që gjatë verës është arritur për dy muaj.

Dënimet më shpesh shqiptohen në parqe, vende ku ka frekuentim dhe në automjete nëse udhëtarët nuk janë nga e njëjta familje.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se masa vlen për çdo qytetar pavarësisht funksionit që zbaton ai.

“Nëse qytetarët vërejnë polic që nuk mban maskë, ne kemi departament për kontroll të brendshëm që do të sanksionojë për shkak se rekomandimi për maskë vlen për të gjithë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për polic, biznesmen apo politikan. Ne nuk dënojmë qytetari për t’ia marrë paratë ashtu siç shkruajnë disa persona, por të ngritet vetëdija në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në luftën me COVID-19”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Angellovski thotë se qytetarët dënimet i paguajnë në afat prej 8 ditëve për shkak se në këtë mënyrë gjoba është 10 euro.

Deri tani janë shqiptuar 90.000 dënime dhe këto gjoba kapin vlerën prej 1.8 milionë euro.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sot nis panairi i mjaltit në Shkup

E.E.

Aziri: Ne bëjmë buxhet dhe një sërë masash nga sot për nesër

E.E.

Gostivar, privohen nga liria 3 persona për shitje të kokainës

T E

“Grik Siti Tajms”: Pse Sofja paralajmëron veto të integrimit evropian të Shkupit, ndërsa nuk e bllokoi anëtarësimin në NATO

Z H

Të sëmurët kronik me peticion, Qeveria të mos i kthejë në punë

T E

Gjykata Supreme konfirmon dënimin prej 4,8 vjet për Sead Koçan

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...