Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Gentian Muça, i cili tregon se besimi në Zot e ndihmoi ta fitonte betejën me kancerin.

E fitoi betejën më të vështirë në jetë. Ishte korriku i vitit 2017 kur futbollisti Gentian Muça u diagnostikua me kancer. Futbollisti tashmë i Prishtinës rrëfen se gjendja e tij në atë kohë ishte e pashpresë por, ia doli. “Një gjë të tillë nuk ia dëshiroj as armikut t’i ndodhë por, erdhi dhe duhet të përballesha me të. Falë besimit në Zot, familjes dhe mbështetjes që më dha opinioni sportiv në Shqipëri, arrita të përballesha me sëmundjen dhe falë Zotit sëmundja ishte e kurueshme. Trajtimi që më kanë bërë në Itali ishte i suksesshëm dhe u shërova”, ka thënë për “RTV Dukagjinin”, Gentian Muça.

Ish-kapiteni i Tiranës arriti të kthehej në fushë pas 717 ditësh. “Pas gati një viti e gjysmë nga një operim në tjetrin, nga një spital në tjetrin, arrita të rikthehem. Rreziku ishte i madh pasi, përtej sëmundjes, kisha një protezë brenda në kockë dhe rreziku i thyerjes ishte i pranishëm”, ka shtuar ai.

Muça ka një mesazh për të gjithë ata që një ditë mund të kalojnë sfida të tilla. “Është e vërtetë që në fillim kam qenë i ndrojtur, por më pas vendosa ta bëj publike. E rëndësishme është që të kesh afër njerëzit e duhur dhe të mos humbasësh shpresën. Mrekullitë mund të ndodhin dhe mund t’ia dalësh me besim”, ka deklaruar Muça. Dy ekipet kryeqytetase, sipas Muçës, pos ngjyrave, kanë edhe një tjetër element të përbashkët. “Presioni është i njëjtë si në Tiranë, po ashtu edhe në Prishtinë në krahasim me skuadrat e tjera”.

Muça thotë në Kosovë do të ketë garë mes tri ekipeve për titull të kampionit.

Postime të ngjashme

Martohen dy gjyqtarët e famshëm, Howard Webb dhe Bibiana Steinhaus

Z H

Edhe pse pa faj, Ibrahimoviç shpëton vetëm me 1 ndeshje mos lojë

Z H

Ramos rezulton pozitiv ndaj Covid

Z H

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Z H

Man Utd dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo

Z H

Mbrojtësi i Bajernit beson në përmbysje të rezultatit në Paris

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...