Mucunski dhe zëvendës-sekretari i shtetit i SHBA biseduan për stabilitetin rajonal, ekonominë dhe aleancën në NATO

nga Xh M

Shkup, 14 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës-sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Landau.

Gjatë bisedës u konfirmua bashkëpunimi konstruktiv dhe i ngushtë me SHBA-në si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e stabilitetit rajonal, bashkëpunimit ekonomik dhe aleancës brenda NATO-s.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për potencialin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, përfshirë rritjen e shkëmbimit tregtar dhe nxitjen e investimeve të reja.

Ministri Mucunski e riafirmoi përkushtimin e fortë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, si dhe për përforcimin e përpjekjeve të përbashkëta për siguri, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More